IKShPK: Uji nga “Badoci” nuk rekomandohet për pije
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalur me njoftim se si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet për pije.
Njoftimi i plotë:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se, si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet për pije, deri në njoftimin e radhës.
IKSHPK në bashkëpunim me KRU “Prishtina” po e përcjellin nga afër situatën me ujë të pijshëm.



