Iku si emigrant, bëhet arbitër në Gjermani
Ai tashmë luan me skuadrën Galaxy FC, dhe madje është bërë arbitri i parë i huaj në rrethinën Steinfurt.
Kjo është historia e 18-vjeçarit shqiptar të lindur në Tiranë, Besmir Rexhmati. Gazeta gjermane “Ëestfëlische Nachrichten”, ka shkruar një artikull në lidhje me Besmirin, me titullin “Arbitri i parë huaj”.
Edhe pse në fillim Rexhmati kishte probleme me gjuhën e re, mësuesi i tij i gjermanishtes Christian Schmess ka vlerësuar ecurinë e të riut. Besmiri thotë se futbolli është një gjuhë universale.



