Ilda Bejleri lë mënjanë Kombëtaren, ja çfarë bëri pas ndeshjes rrugëve të Shkupit
Pasi ishte në Strumicë për ta ndjekur ndeshjen e futbollit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, prezantuesja sportive Ilda Bejleri ka bërë një ndalesë edhe në Shkup.
Bukuroshja e ekranit ka publikuar fotografi nga kryeqyteti i Maqedonisë, duke pozuar në shesh.

Prezantuesja sportive ka të veshur një fustan të shkurtër që ia ekspozon këmbët, ndërsa në pjesën e sipërme ka veshur edhe pallto.

Ajo ka bërë edhe një fotografi me komentatorin sportiv, Dritan Shakohoxha, nw përshkrimin e tw cilës shprehen të kënaqur edhe “me një pikë”, që kuqezinjtë e morën pas barazimit 1-1 me Maqedoninë.
Ditë më parë nuk ka munguar edhe poza e Ildës nga stadiumi i Strumicës.




