Ilia Stefo zgjedhet kryetar i ri i bashkisë Kolonjë

Ilia Stefo zgjedhet kryetar i ri i bashkisë Kolonjë

Stefo i cili  kandidonte përballë kandidatit të opozitës, Dritan Hajro mori mbi 2 mijë  vota më shumë.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Stefo falenderoi të gjithë votuesit, ndërsa tha se tani fillon puna për një Kolonjë më të mirë.“Rezultat i pastër Rreth 65% e kolonjarëve dhe leskoviqarëve më kanë dhënë detyrën më të bukur, mundësinë për tu shërbyer të gjithëve”.

Nga ana e tij Hajro ka pranuan humbjen, duke uruar fituesin e kësaj gare, Ilia Stefo.Hajro ishte i zgjedhuri i Aleancës për Punë dhe Dinjitet, por që vinte nga radhët e Partisë Agrare Ambientaliste.Pjesëmarrja në votim ishte 49.6% të qytetarëve të cilët votuan për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Shpërndaje në: