Ilir Deda: Me këtë konstituim po dalin fakte për humbjen kot të gjithë vitit 2025

Ilir Deda: Me këtë konstituim po dalin fakte për humbjen kot të gjithë vitit 2025

Analisti dhe ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar me një postim kritik pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ku Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit, ndërsa nënkryetarët u votuan në pako, përfshirë edhe përfaqësuesin e Listës Serbe, shkruan Periskopi.

Në postimin e tij në Facebook, Deda thekson se ky konstituim “rekord” nxori në pah disa fakte për humbjen e një viti të tërë politik në 2025.

Ai nënvizon se votimi i ndërsjellë i pozitës dhe opozitës, përfshirë Listën Serbe, u bë “pa zhurmë, pa propagandë, por me mirëkuptim”, duke e cilësuar këtë si një tregues të marrëveshjeve të heshtura politike.

Deda përmendi gjithashtu edhe çështjen e deputetëve që, sipas tij, kanë marrë vota të vjedhura pa asnjë sanksion nga partitë e tyre.

Postimi i plotë:

Me këtë konstituim rekord thua se po dalin disa fakte të pashmangshme për humbjen kot të gjithë vitit 2025 – Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, Lista Serbe me nënkryetar, të gjithë bashkë duke votu për njëri tjetrin – pa zhurmë, pa propagandë, por me mirëkuptim. Përfshirë aty edhe deputetët me vota të vjedhura pa kurrfarë sanksioni nga partitë e tyre.

 

 

Shpërndaje në: