Ilir Krasniqi: Ëndrra jonë vazhdon…
Pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në Prishtinë, në finalen e “play-off”-it, futbollisti Ilir Krasniqi ka reaguar me një mesazh emocionues për tifozët dhe Kombëtaren e Kosovës.
Krasniqi falënderoi secilin tifoz për mbështetjen e tyre të palodhur dhe shprehu shpresën se ëndrra e Kosovës për të arritur një moment historik do të vazhdojë:
“Faleminderit secilit prej jush për çdo mbështetje. Ëndrra jonë vazhdon së bashku, një ditë do të jetë dita jonë,” shkroi ai.



