Imazhet e para të Marinës dhe Getit si nuse dhe dhëndër (Foto)
Moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi i kanë dhënë sot (e diele) fund beqarisë së tyre.
Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë madhështore me shumë të ftuar, të mbajtur pranë detit në Gjirin e Lalzit.
Shumë të ftuar VIP ishin pjesë e dasmës së çiftit, shumë të përfolur e komentuar në media.
Marina Vjollca shkëlqente në vellon e bardhë, gjersa aq më vezullues dukej edhe Getoar Selimi, i cili doli nga stili i tij i zakonshëm prej reperi, duke veshur kostumin elegant të dhëndrit. /Telegrafi/
Kështu duket Marina Vjollca si nuse me vellon e bardhë
Kështu duket Getoar Selimi si dhëndër







