Imazhi i Dua Lipës shfaqet në Times Square
Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, kësaj radhe ka vazhduar rrugëtimin e saj të suksesshëm me imazhin e saj në sheshin e famshëm Times Square të New Yorkut.
Lipa ka publikuar një video të shkurtër nga aty duke thënë “Kjo është çmenduri”.
Këngëtarja shumë e dashur edhe për publikun shqiptar, pritet që të performojë në muajin gusht në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.



