Imri Ahmeti flet para takimit të kryesisë, pyetet edhe për dorëheqjen e Abdixhikut
Imri Ahmeti i LDK-së thotë se takimi i sotëm ka të bëjë me çështjet e brendshme të partisë.
Ai nuk dha qëndrim nëse e përkrah ose jo dorëheqjen e Abdixhikut.
“Ne kemi takim për çështjet tona të brendshme. Sa i përket dorëheqjes së Abdixhikut, kryesia është kompetente për këtë çështje, është kuvendi, këshilli i përgjithshëm..”, tha shkurt ai para mediave.



