Imri Ahmeti: Gjithçka gati nga kampi i fitores, të shtunën hapja zyrtare e fushatës – me punë për Lipjanin

Imri Ahmeti: Gjithçka gati nga kampi i fitores, të shtunën hapja zyrtare e fushatës – me punë për Lipjanin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar për hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore këtë të shtunë, më 13 shtator, në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Ahmeti ka bërë të ditur se tubimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë, duke filluar nga ora 18:00.

“Gjithçka gati nga kampi i fitores! ✌🏻 Të shtunën 13 shtator hapja zyrtare e fushatës në Prishtinë, Pallati i Rinisë, në ora 18:00. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!” – ka shkruar kandidati i LDK-së.

Me këtë rast, Ahmeti pritet të prezantojë programin e tij zgjedhor dhe synimet për mandatin e ardhshëm në drejtimin e komunës së Lipjanit.

Shpërndaje në: