Imri Ahmeti: Inaugurohet stadiumi i ri në Dobrajë të Madhe, ndeshja e parë zhvillohet mes veteranëve
Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka njoftuar se fshati Dobrajë e Madhe është bërë me stadium të ri.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ndeshja e parë është zhvilluar mes veterabëvve të KF Arbëria dhe KF Uniteti.
“Nga sot, Dobraja e Madhe ka stadiumin e saj të ri, që u hap zyrtarisht me një ndeshje mes veteranëve të KF Arbëria dhe veteranëve të KF Uniteti. Një stadium modern, me standarde bashkëkohore, që plotëson të gjitha kushtet për klubin KF Arbëria.Urime Dobraja, urime KF Arbëria! Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve që na presin në këtë fushë të re!”, ka shkruar Ahemti.
Postimi i plotë:



