Imri Ahmeti kërkon mbështetje për kandidaten Arjeta Shillova-Sadiku në Asamblenë Komunale të Lipjanit

Imri Ahmeti kërkon mbështetje për kandidaten Arjeta Shillova-Sadiku në Asamblenë Komunale të Lipjanit

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar sonte familjen e kandidates për Asamblenë Komunale, Arjeta Shillova-Sadiku.

Ai tha se me familjen, miqtë dhe përkrahësit e Shillovës kanë biseduar për zhvillimet e deritanishme në komunë dhe për vizionin e katërvjeçarit të ardhshëm, përcjell Periskopi.

Ahmeti kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidaten, duke theksuar se Lipjanit i duhen profesionistë të tillë në vendimmarrje, sidomos në fushën e arsimit.

“Suksese Arjeta, Lipjani fiton kur profesionistë si ti marrin përgjegjësi për të ardhmen,” tha Ahmeti.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: