Imri Ahmeti nga Gadimja: Më 12 tetor na pret fitorja
Kandidati për Kryetar të Lipjanit, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka paralajmëruar hapjen e fushatës zgjedhore në nivel dege.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se aktivitetet do të nisin nesër, ndërsa të dielën, në orën 19:00, do të mbahet tubimi qendror në fshatin Gadime, te fusha sportive.
“Në Gadime janë gati!Gati për nesër, por edhe për të dielën, në hapjen e fushatës në nivel dege.Të dielën na pret Gadimja, në orën 19:00, te fusha sportive. Me 12 tetor na pret fitorja!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



