Imri Ahmeti: Smallusha e mobilizuar si kurrë më parë me përkrahje masive

Imri Ahmeti: Smallusha e mobilizuar si kurrë më parë me përkrahje masive

Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka treguar se ka vizituar fshatin Smallushan.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se Smallusha është mobilizuar në mbështetje të programit të LDK-së.

“Smallusha, një fshat i njerëzve të zellshëm e punëtorë, sonte tregoi se është mobilizuar si kurrë më parë, me përkrahje masive dhe energji të jashtëzakonshme në mbështetje të programit tonë me punë”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se kjo është dëshmia më e qartë se programi ynë është i vetmi që u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

“Aty kanë përfunduar projekte infrastrukturore dhe shumë shpejt do të ndërtohet edhe shkolla e re.Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e palëkundur. Përtej fjalëve me punë për Lipjanin!”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: