Imri Ahmeti takon veteranin e UÇK-së, Nazmi Drenica: Fjalët dhe vlerësimi i tij për punën tonë janë një motiv i madh

Imri Ahmeti takon veteranin e UÇK-së, Nazmi Drenica: Fjalët dhe vlerësimi i tij për punën tonë janë një motiv i madh

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me veteranin dhe invalidin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Drenica nga Shala.

Ahmeti tha se pati nderin të bisedojë me Drenicën, i cili ishte një nga luftëtarët e hershëm në regjionin e Shalës dhe që u plagos gjatë luftës.

Sipas tij, fjalët dhe vlerësimi i Drenicës për punën e ekipit të tij janë motiv i madh për të vazhduar me angazhim.

“Me vullnet dhe besim të plotë, Nazmiu shprehu mbështetjen për vizionin tonë, me punë për Lipjanin”, deklaroi Ahmeti.

Shpërndaje në: