Imri Ahmeti: Vazhdojmë me punë për Lipjanin që e duam
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim tek familja e kandidatit për asamble, Ragip Mehmeti.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social ka treguar se kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit dhe programin e punës për katërvjeçarin e ardhshëm.
“Vazhduam me takim tek familja e kandidatit për Asamble, Ragip Mehmeti. U pritëm ngrohtësisht nga familjarët dhe miqtë e Ragipit, me të cilët biseduam për sfidat, progresin e deritanishëm, përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit dhe programin e punës për katërvjeçarin e ardhshëm.Kërkuam mbështetjen për Ragipin, i cili vjen me një përvojë të gjatë në aktivitete politike dhe për të cilin besojmë se do t’u shërbejë bashkëvendësve dhe qytetarëve, duke dhënë ide e kontribut të çmuar në Asamblenë e ardhshme komunale.Lipjani nuk kthehet pas dhe nuk bën eksperimente, Lipjani vazhdon me punë për Lipjanin që e duam”, ka shkruar ai./Periskopi/
Postimi i plotë:



