Imri Ahmeti viziton veteranin e luftës në Kleckë: Ishte një nder për mua
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka vizituar Milazim Shalën, veteranin dhe vëllain e heroit të kombit Ramiz Shala në Kleckë.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar për mikpritjen që i është bërë atij nga Shala.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për bisedën e lirë, Milazim Shala nga Kleçka, veteran i përkushtuar i UÇK-së dhe vëlla i Heroit të Kombit, Ramiz Shala. Mikpritja tradicionale dhe biseda e ngrohtë ishin jo vetëm një nder personal për mua, por edhe një nxitje dhe obligim për të vazhduar punën me përkushtim e përgjegjësi, për të ndërtuar vendin tonë”, ka shkruar Ahmeti./Periskopi/
Postimi i plotë:



