Incident në Haraçinë, i vendoset revolja në kokë një aktivisti partiak

Incident në Haraçinë, i vendoset revolja në kokë një aktivisti partiak

 

Një incident është shënuar në fshatin Haraçinë, merr vesh Gazeta Lajm nga burime partiake.

Një aktivist partiak ka kërcënuar aktivistin e partisë rivale duke ia vendosur revolen në kokë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 10 paradite, mirëpo për fat të mirë është tejkaluar pa eskaluar ndonjë problem më i madh. Megjithatë rasti është paraqitur në polici, në KSHZ, si dhe është informuar misioni i OSBE-ODIHR.

Parregullsi tjera deri tani nuk janë shënuar në këtë komunë, ku jehona e votuesve deri në ora 13 ka qenë 20 për qind.

 

Shpërndaje në: