Incident në Kuvendin e Shqipërisë
Pas një përplasjeje mes deputetit, Flamur Noka dhe ministrit të Brendshëm, deputeti demokrat është konfliktuar edhe me kryetarin e Komisionit, Spartak Braho dhe më pas është larguar, shkruan Top Channel.
Noka ka këmbëngulur në qëndrimin e ministrit Tahiri gjatë mbledhjes së Komisionit dhe në momentin që ministri i Brendshëm është larguar, i është drejtuar kreut të Komisionit të Sigurisë.
“Të çohet tjetri në mes të mbledhjes?! Të dhj*fsha mu në kryetar që je! Tjetri të ikën nga mbledhja. Do të drejtosh edhe seancat ti! Ik qërohu aty!”, tha Noka duke lënë i revoltuar sallën e mbledhjeve.
Pas kësaj sjelljeje, Komisioni vendosi të kërkojë përjashtimin me 10 ditë të deputetit demokrat.



