Incidenti i Kepa-s: Edhe Messi kishte refuzuar zëvendësimin në vitin 2014 (Video)

Incidenti i Kepa-s: Edhe Messi kishte refuzuar zëvendësimin në vitin 2014 (Video)

Refuzimi i Kepa Arrizabalagas për t’u zëvendësuar gjatë finales së djeshme në Carabao Cup dominoi shtypin botëror, përkthen Periskopi.

Numri i portierit të Chelseat ishte shfaqur në ekranin elektronik të Wembleyt, duke sinjalizuar për zëvendësim ndërsa trajneri i tij, Maurizio Sarri besonte që ai ishte lënduar.

Penalltitë ishte çështje minutash që të ekzekutoheshin, dhe Sarri po ashtu mund të ketë menduar se Willy Caballero ishte zgjedhje më e mirë.

Sidoqoftë, Kepa nuk iu bind trajnerit të tij dhe nuk e lëshoi fushën duke e shtyrë trajnerin e tij që madje edhe të dilte nga stadiumi, për t’u rikthyer sërish duke e gjykuar atë veprim të ngutshëm.

Kepa nuk ia doli që ta ndihmonte ekipin e tij për të fituar ndeshjen, dhe kështu Manchester City ia doli të fitonte trofeun e parë sezonal [nga katër sa pritet t’i fitojë: FA CUP, Premier Ligë dhe Champions League].

Ish sulmuesi i Chelseat Chris Sutton, i ka thënë BBC-së se “Kepa nuk duhet kurrë më të luajë për Chelsean. Ajo [ndaj Cityt] duhet të jetë ndeshja e fundit e tij në fanellën e ekipit. Ai është për turp. Kurrë s’kam parë diçka të tillë.”

Sido të jetë, kjo nuk është hera e parë që e kemi parë një lojtar të refuzojë zëvendësimin. Në tetorin e 2014-s, ishte lojtari më i mirë në botë i të gjitha kohërave, Lionel Messi, nuk deshi të lëshonte vend derisa Barcelona po fitonte 3 me 0.

Trajneri i asaj kohe, Luis Enrique, kërkoi zëvendësim për ta pushuar argjentinasin për 15 minutat e mbetur, me tri pikët e siguruara por Messi gjestikuloi se dëshironte të mbetej në fushë dhe vazhdoi të ecte në fushë duke e injoruar vendimin e trajnerit.

Dhe Enrique, atëherë kishte vendosur të mos e acaronte më tej lojtarin më të mirë të klubit, duke e zëvendësuar në vend të tij, Neymarin. /Periskopi

Shpërndaje në: