Iniciohet rast për lajmërim të rremë ndaj gruaje që raportoi se u dhunua në Vushtrri, lirohen dy të ndaluarit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka hapur rast për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” ndaj V.V., përkitazi me një denoncim të një dhunimi që e njëjta e ka paraqitur ndaj dy personave.
Sipas Prokurorisë, V.V., ka deklaruar se është dhunuar nga dy burra, të cilët me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, raporton “Betimi për Drejtësi“, transmeton Periskopi.
“Me urdhër të prokurorit, personi që e ka denoncuar dhunimin është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku pas ekzaminimit tek e dëmtuara nuk janë konstatuar kurrfarë dëmtime në organet gjenitale, e për rrjedhojë nuk janë realizuar asnjëra nga elementet e veprave penale kundër integritetit seksual, e po ashtu asnjë vepre tjetër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në mungesë të këtyre elementeve, të pandehurit janë liruar nga qendra e ndalimit ku ishin vendosur paraprakisht, ndërkaq rasti ndaj denoncueses vazhdon në procedurë të rregullt./Periskopi
Dhunuan një grua, prangosen dy persona në Vushtrri



