Iniesta admiron Kanten: Do doja ta kisha në skuadër
“Ai është një lojtar që do të doja ta kisha në skuadër për shumë vite. Ai nuk do të vijë në Japoni, por përfundimisht është një lojtar që e dashuroj për shkak të punës që bën në fushën e lojës dhe për shkak të vetëbesimit që e ka gjatë ndeshjeve. Mjeshtëria e tij në futboll e bën atë lojtarin më të rëndësishëm për ekipin e Chelseat si dhe ekipin e Kombëtares së Francës”, deklaroi Iniesta.
Kante luajti 90 minuta në takimin e së mërkurës, ndërsa skuadra e Maurizio Sarri-t, siguroi një vend në çerekfinalet e Carabao Cup. /Periskopi/




