Iniesta flet për ndeshjen e djeshme dhe rreth arbitrit

Iniesta flet për ndeshjen e djeshme dhe rreth arbitrit

Deklarata e Inesta’s pas ndeshjes ishte kryesisht e fokusuar në ndeshje dhe në arbitrin kryesor.

“Kur ishim me 10 vetë, u bë shumë e vështirë. Qëllimi ynë ishte të mbanim rekordin e të qenurit të pamposhtur. Dua ti shijojë ndeshjet e mija të fudnit me Barcelonën. Ekipi duhet uruar për performancën e sotme”-tha Iniesta.

Ai si rrallëherë ka folur edhe rreth arbitrit të ndeshjes duke deklaruar se rreth kësaj çështje ka shumë mendime të ndryshme.

“Ka shumë mendime. Sergi Roberto mori karton të kuq dhe vuajtëm shumë, por e kaluam edhe këtë problem dhe bëmë më të mirën për mos të humbur këtë ndeshje”, përfundoi Iniesta.

Iniesta ka luajtur El Clasicon e fundit në karrierë pasi kohë më parë e ka paralajmëruar se do të largohet nga Barcelona.

Shpërndaje në: