Iniesta: Kur isha 12 vjeç babai kurseu rrogën e tre muajve që të më blinte këpucë futbolli
Andres Iniesta feston ditëlindjen e 34-të, ndërsa në fund të këtij edicioni do të largohet nga ‘Camp Nou’.
Njëri nga mesfushorët më të mirë të gjitha kohërave, karrierën e nisi tek të rinjtë e Albacetes në vitin 1994, derisa në vitin 1996 skautët e Barcelonës e sollën atë në ‘La Masia’ për të kaluar më pas plotë 22 vite të suksesshme, transmeton Periskopi.
Mesfushori spanjoll sot feston ditëlindjen e 34-të, ndërsa në të kaluarën e kishte pranuar se vinte nga një familje jo shumë e pasur dhe se babai tij kishte bërë gjithçka për të pavarësisht kushteve të vështira.
“Kur isha 13 vjeç babai kurseu rrogen e 3 muajve që të më blinte këpucë të futbollit. Sot kam shumë para, por i shikoj ende ato këpucë që të kujtoj se nga vij,” ka thënë Iniesta.

34-vjeçari akoma nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën pasi ka oferta na Kina, Japonia dhe Australia. /Periskopi/



