Iniesta: Lamine dhe Dembele e meritojnë Topin e Artë

Iniesta: Lamine dhe Dembele e meritojnë Topin e Artë

Ish-ylli i Barcelonës, Andres Iniesta, ka dhënë mendimin e tij për Topin e Artë përpara ceremonisë që do të mbahet më vonë të hënën në mbrëmje.

“Lamine dhe Dembele janë ata që e meritojnë ta fitojnë Topin e Artë”, u tha Iniesta gazetarëve.

Iniesta nuk e fitoi kurrë Topin e Artë gjatë karrierës së tij sepse shpesh përballej me konkurrencën e një gjeniu të quajtur Lionel Messi.

Në ceremoninë e këtij viti do të marrë pjesë Iniesta, i cili pritet të japë Topin e Artë për Femra, ndërsa ish-shoku i tij i ekipit të Barcelonës, Ronaldinho, do të japë Topin e Artë për meshkuj.

Sipas mediave ndërkombëtare, Lamine dhe Dembele nuk e dinë se kush do ta fitojë çmimin./Periskopi/

Shpërndaje në: