Iniesta zbulon pasardhësin e tij tek Barcelona (Foto)
Iniesta në muajt e ardhshëm do të mbushë 33 vjetë dhe tashmë janë duke u lakuar disa emra për të zëvendësuarë atë në skuadër.
Është emri i mesfushorit italian, Marco Verratti, që kohëve të fundit është duke u përmendur nga mediat spanjolle dhe ato italiane.

Ishte Matuidi që kishte pyetur Iniesta-n për talentin e Verrattit
Ai ishte ndër më të mirët në fitoren e Paris Saint-Germain, së bashku me Blaise Matuidin, që Parisi e fitoi me rezultat 4 me 0.
Ishte pikërisht Matuidi që e pyeti Inestan, për Verrattin se a është pasardhësi i tij.
“A mund të jetë ai pasardhësi yt” thuhet t’i ketë thënë Matuidi, Iniestas, zbulon Le10Sport.

Veratti ishte maestral në fitoren e PSG-së kundër Barcelonës
“Po, besoj”, ka thënë spanjolli.

Italiani kërkohet nga top klubet europiane
Për 23 vjeçarin ka interesim edhe nga skuadra si Juventus,Inter, Chelsea dhe Arsenal, por PSG nuk është duke menduar për oferta.
Verrati ishte transferuar në skuadrën franceze nga trajneri i atëhershëm, Carlo Ancelotti në vitin 2012 nga Pescara. /Periskopi/



