Insekti i ri emërohet sipas aktorit Leonardo Dicaprio

Insekti i ri emërohet sipas aktorit Leonardo Dicaprio

Një insekt i ri është emëruar sipas aktorit të njohur Leonardo DiCaprio, raporton The Guardian.

Insekti i vogël i zi, i cili ka një kokë pjesërisht të anuluar dhe sy të spikatur, u emërua sipas yllit të Titanikut dhe Revenantit për shkak të aktivizmit të DiCaprios për mjedisin.

Shkencëtarët që morën pjesë në një ekspeditë në pellgun Maliau të Borneos, gjetën insektin e parë “Grouellinus leonardodicaprioi” nga një rrjedhë e cekët rreth një kilometër mbi nivelin e detit.

Kjo nuk është hera e parë që një insekt emërohet sipas një personaliteti të njohur, pasi emra të tillë i janë dhënë sipas Arnold Schëarzeneggerit, Donald Trumpit, Kate Winsletit, George W Bushit, Bill Clintonit dhe Adolf Hitlerit.

“Në këtë rast nuk e emëruam insektin për shkak se dukej i Leonardo DiCaprio”, është shprehur Iva Njunjiq nga Ekspedita Taxon. “Ne donim të tregonim se edhe krijesa më e vogël është shumë e rëndësishme, siç është ky insekt për të cilin askush nuk dinte asgjë”

 

Shpërndaje në: