‘Intelektualët’ i bien pishman përsëri, rikthejnë postimin

‘Intelektualët’ i bien pishman përsëri, rikthejnë postimin

Derbi i së dielës mes Dritës dhe Gjilanit po vazhdon të ketë polemika.

Të parët që e nisën ‘luftën’ në rrjetet sociale ishin ‘Intelektualët’, që shkruanin se Gjilani është ekip serb e që për t’u konsideruar derbi ndeshja me ta duhet të plotësohen disa kushte, si fitimi i trofeve e ndeshje në Ligën e Kampionëve. Por pas disa orëve, ata fshin postimin.

Reagimi erdhi nga ‘Skifterat’ që iu përgjigjën me një video, ku një i moshuar tregon që prejardhja e klubit të Dritës është nga minoritetet, transmeton Periskopi.

Kjo e ka shtuar inatin e ‘të kaltërve’, që para pak çastesh rikthyen postimin përsëri./Periskopi/

Shpërndaje në: