Inter mban të gjallë ëndrrën evropiane, shkatërron Cagliarin

Inter mban të gjallë ëndrrën evropiane, shkatërron Cagliarin

Skuadra e Interit ishte në formë të mirë prej minutave të para.

Golat për mysafirët i shënuan Ivan Perisic, i cili shënoi dy herë, ndërsa nga një herë tjetër shënuan sulmuesi Maurco Icardi, mesfushori Roberto Gagliardini dhe Ever Banega.

Për vendasit golin e nderit e shënoi sulmuesi, Marco Borriello.

Me këtë fitore Interi ngritet në kuotën e 51 pikëve në vendin e pestë, ndërkohë Cagliari mbetet në vendin e 13-të. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: