Inter merr vendim shokues për Radja Nainggolan
Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, është suspenduar nga klubi italian për ‘arsye disiplinore’.
Kuptohet se vendimi për suspendimin e mesfushorit belg edhe pas vonesës në stërvitje, dhe kjo nuk ishte hera e parë për të, transmeton Periskopi.
30-vjeçari është gjobitur gjithashtu me një shumë të konsiderueshme parash.
![]()
Nainggolan u bashkua me Interin nga Roma në një marrëveshje prej 33 milionë funte gjatë verës dhe ka shënuar tre gola në 15 ndeshje për skuadrën Luciano Spalletti.
Ai do të humbasë ndeshjen e Serie A kundër Napolit, në San Siro më 26 dhjetor. /Periskopi



