Inter mposht Bolognan dhe siguron çerekfinalen (Video)

Inter mposht Bolognan dhe siguron çerekfinalen (Video)

Ndeshja nisi e balancuar nga të dy skuadrat që në ndeshje ishin futur me ndryshime.

Për ta parë golin e parë u desh të pritej minuta e 34-të, kur Jaison Murillo shënon me gërshërë një gol shumë të bukur.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Ishte Palacio ai që ktheu në gol një aksion të bukur të vendësve në minutën e 39-të.

Interi u lehtësua pas golit të dytë, por në skenë doli Blerim Xhemaili që shënoi në portën e tyre pak me ndihmën e Kongdobias që devijoi topin.

Pjesa e dytë i takoi Bolognas që kërkonte golin e barazimit, përcjell Telegrafi.com.

Por minuta e 73-të solli golin e barazimit. Ishte Donsah që shënoi me kokë pas një harkimi të bukur nga e majta.

Deri në fundin e kohës së rregullt nuk pati ndryshime dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Zikaltërit që kishin futën në lojë Mauro Icardin, Antonio Candrevan dhe Marcel Brozovicin arritën ta gjenin golin.

Ishte Candreva që shënoi pas një devijimi të vogël të mbrojtjes.

Pas 120 minutave lojë Interi kaloi në çerekfinale ku do ta presë njërën nga Lazio-Genoa.

https://www.youtube.com/watch?v=WRTiSleeshg

 

Shpërndaje në: