Inter nuk njeh kundërshtar, vazhdon me fitore (Video)

Inter nuk njeh kundërshtar, vazhdon me fitore (Video)

Mysafirët ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Zikaltërit në pjesën e parë rrezikuan me anë të Mauro Icardit, por argjentinasi nuk arriti të gjejë rrugën drejt golit dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Mysafirët me të filluar pjesa e dytë sulmuan portën e Palermos me anë të Ivan Perisic dhe Icardit, por për golin e fitores erdhi në minutën e 65-të nga Joao Mario.

Në minutën e 81-të Interi mbeti me një lojtar më pak pasi Cristian Ansaldi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në Serie A për skuadrën nga Milano.

Pas kësaj fitore skuadra e Stefano Piolit renditet në vendin e pestë me 39 pikë, kurse Palermo bie në vendin e 19-të me dhjetë pikë.

Ndeshja e ardhshme për Interin është ndaj Pescaras, kurse Palermo udhëton në Napoli.

https://www.dailymotion.com/video/x59b1qp_joao-mario-goal-vs-palermo-0-1_sport

Shpërndaje në: