Inter ‘peshkon’ në Old Trafford

Inter ‘peshkon’ në Old Trafford

Neroazzurët vazhdojnë të jenë të interesuar në nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të Manchester United, Matteo Darmian, por ‘zikaltërtit’ mendojnë të hapin bisedime me ‘djajët e kuqë’ edhe për lojtarët si Memhphis Depay, Chris Smalling dhe Luke Shaw, sipas Corriero Dello Sport.

Të gjithë këta lojtar nuk i kanë raportet e mira me trajnerin portugez, Jose Mourinho, pasi që nuk po gjejnë vend në planet e teknikut të Manchester United.

Për Darmian ka shfaqur interesim edhe klubin tjetër italian Roma, ku e dëshiron si mbulim të Florenzit, ky i fundit është lënduar dhe do të jetë jashtë fushës së gjelberët për shumë muaj. /Periskopi.com

Shpërndaje në: