Inter pret një super përforcim nga Manchester United
Inter pret një përforcim nga Manchester United.
“Nerazzurrët” kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit Matteo Darmian, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.
Reprezentuesi italian nuk është duke zënë vend në ekipin e Jose Mourinhos, përcjell “Lajmi.net”.
Andaj, trajneri i Interit, Frank de Boer dëshiron ta transferojë në Giuseppe Meazza, gjatë afatit kalimtar të verës.
Klubi italian dëshiron Darmianin në formë të huazimit të të drejtë të obliguar të blerjes.



