Interesante: Fëmijët e tij e thërrasin Ramushin në emër, e jo baba
Kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar pjesë interesante nga jeta e tij, bashkë me Anitën që janë të ftuar sonte në ‘Xing me Ermalin’.
Haradinaj ka thënë se tre fëmijët e tij e thërrasin atë ‘Ramush’ e jo ‘baba’. Njëjtë në emër e thërrasin edhe Anitën.
‘Trimi më thërret Ramush, Gjini njëjtë. Edhe Anitën e thërrasin Anitë’, ka thënë Haradinaj, transmeton Periskopi.
Haradinaj tregon se edhe babain e tij tashmë të ndjerë, e kishte thirrur gjithmonë në emër./Periksopi/



