Statistika interesante e Valon Berishës: Më shumë paraqitje te Norvegjia se te Kosova
Valon Berisha do jetë kapiteni i Kosovës për ndeshjen e sontme ndaj Azerbajxhanit.
Por ka diçka interesante me paraqitjet e tij me ‘Dardanët’, shkruan Periskopi.
Valoni, i cili ishte pjesë e Norvegjisë më herët, ka më shumë paraqitje për skandinavët se sa për Kosovën.
Ai ka luajtur 20 herë me Norvegjinë, ndërsa me paraqitjen e sontme ndaj ‘azerëve’, futbollisti i Lazios numëron 13 paraqitje me ekipin e Kosovës. /Periskopi/



