Interi del fitues në ”betejën” ndaj Juventusit

 Interi del fitues në ”betejën” ndaj Juventusit

Interi e ka fituar derbin italian kundër Juventusit, në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A.

“Neurazzurët” arkëtuan pikët e plota me rezultat 3-2, sfidë ku mysafirët ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 42-të.

Interi e mori herët epërsinë falë autogolit të Andrea Cambiasos, i cili shënoi në portën e vetë në përpjekje për ta larguar topin (17’), raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Por, italiani nëntë minuta më vonë e përmirësoi gabimin duke shënuar pas asistimit të Weston McKennie (26’).

Interi pastaj kishte një mundësi të artë përmes Bastonit, por ky i fundit goditi shtyllën nga afërsia.

Situata u përkeqësua për mysafirët kur Pierre Kalulu mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga loja (42’).

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, por u bë dramatike në minutat e funit. Francesco Pio Esposito e riktheu epërsinë pas asistimit të DiMarcos (76’).

Sidoqoftë, Juventusi s’u dorëzua për t’u kthyer në lojë përmes Manuel Locatellit pas një tjetër asistimi të McKennie (83’).

Kur të gjithë prisnin që të mbyllej ndeshja në barazim, në skenë doli Zielinski që shënoi pas asistimit fantastik të Bisseck për t’i arkëtuar pikët e plota (90’).

Kështu, Interi vazhdon si lider me 61 pikë ndërsa Juventusi bie në pozitën e pestë me 46 sosh./Periskopi

Shpërndaje në: