Interi futët në garë për objektivin e Milanit
Interi është ende në gjumë porsa i përket merkatos verore, ndryshe nga rivalët e qytetit Milani që ka bërë plot 4 afrime.
Duket se drejtuesit zikaltër janë duke punuar shumë për të sjellë lojtarët e parë në ekip, për të kënaqur trajnerin Spaleti.
Emri i parë është ai i Lukas Moura , i cili është drejt largimit nga PSG për shkak të përplasjeve me trajnerin Emery, që duket se nuk e llogarit në planet e tij.
Këtu futet në lojë Interi që edhe para dy sezonesh e kërkoi me ngulm lojtarin brazilian, teksa ky i fundit zgjodhi të kalojë në Francë, por tani palët janë drejt një bashkimi në këtë merkato.
Interi duhet të paguajë për Lukas Mourën jo më pak se 20 milionë euro.



