Interi i jep alarm Barcelonës, shkatërron Genoan me një ‘manita’ (Video)

Interi i jep alarm Barcelonës, shkatërron Genoan me një ‘manita’ (Video)

Interi ka arritur fitore bindëse 5:0 ndaj Genoas, në Giusseppe Meazza.

Edhe pse pritej ndeshje e vështirë, duke parë formën e mysafirëve, ‘Zikaltërit’ përfunduan gjithçka qysh në pjesën e parë.

Dy gola të Gagliardinit dhe një i Politanos të shënuar në fraksionin e parë i dhanë fund shpresave të Genoas për rezultat pozitiv.

Joao Mario në fund të ndeshjes thelloi avantazhin në 4:0, kurse për ta kompletuar ‘manitën’ e famshme u përkujdes Radja Nainngolan.

Trajneri Spalletti nuk e inkuadroi fare kapitenin Mauro Icardi, pasi e ka lënë të pushojë për ndeshjen e rëndësishme në mesjavë ndaj Barcelonës.

Interi pozicionohet në vendin e tretë me 25 pikë, e Genoa pas fillimit të mirë tani ka vetëm 14 pikë në pozitën e 11./Periskopi/

Shpërndaje në: