Interi i kthehet fitoreve, e “shkatërron” Romën

Interi i kthehet fitoreve, e “shkatërron” Romën

Skuadra e Interit ka shënuar fitore të thellë ndaj Romës, me rezultatin 5:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.

Golat për ekipin e Chivus i shënuan: Lautaro Martinez (2), Hakan Calhanoglu, Nico Barella dhe Marcus Thuram, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.

Kurse për mysafirët i shënuan: Pellegrini dhe Mancini.

Me këtë fitore, Inter vazhdon si lider i Serie A – me 72 pikë, kurse Roma mbetet në pozitën e 6-të me 54 pikë./Periskopi

Shpërndaje në: