Interi i shmanget poshtërimit nga ‘dobësirat’ e grupit, nxjerr një pikë në kohën shtesë
Inter nuk ka arritur më shumë se një barazim me ekipin inferior, Slavia Prague – shkruan Periskopi.
Pjesa e parë i takoi ekipit “zikaltër” por që nuk arritën asnjëherë të shënojnë.
Dy herë Interi rrezikoi përmes ndërprerjeve me dy mbrojtësit, D’Ambrosios dhe De Vrij.
Goli i parë në ndeshje erdhi në pjesën e dytë ku realizoi Slavia Prague me ish-sulmuesin e Skenderbeut, Peter Olayinka, i cili shfrytëzoi për mrekulli topin e kthyer nga pritja e Handanovicit.
Gjatë fraksionit të dytë Slavia ishte skuadër më e mirë se Interi, duke rrezikuar disa herë seriozisht portën e Samir Handanovicit.
Ndërsa, Interi barazimin e arriti në minutat shtesë me Barellen i cili shënoi pasi topi u kthye nga transversalja.
Interi në ndeshjen e radhës do të luaj si mysafir kundër Barcelonës, kurse Slavia do të jetë vendase e ekipit gjerman, Dortmund. /Periskopi/



