Interi luan me fanella të veçanta kundër Cagliarit (Foto)
Inter do të luajë kundër Cagliarit në kuadër të xhiros së 33-të të Serie A
‘Nerazzurët’ po luftojnë për një pozitë që i dërgon ata në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe i duhen tre pikë sonte, transmeton Periskopi.
Në këtë takim fanellat e lojtarëve të Interit nuk do të jenë të zakonshme.
Prapa shpinës lojtarët do ta kenë emrin ashtu siç e kanë llogarinë e Instagramit.
Në fotot e mëposhtme mund t’i shihni se me çfarë fanella do të luajnë sot futbollistët e Interit. /Periskopi/






