Interi me megaofertë për Di Marian
Interi është i gatshëm për një transferim të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Andel Di Maria edhe pse argjentinasi kushton 49 milionë euro.
Sipas Tuttosport, klubi nga qyteti i Milanos duan ta përforcojnë ekipin e tyre duke shpenzuar shumë në futbollistë të dëshmuar, transmeton Periskopi.
Gjiganti i Serie A po përgatit një ofertë prej 49 milionë eurove për argjentinasin, i cili sezonin e kaluar ka shënuar 13 gola në të gjitha kompeticionet për PSG. /Periskopi



