Interi në krizë të thellë
Tetë ndeshje pa fitore në Serie A, Interi është në krizë të thellë të rezultateve. Kriza te Interi nuk ka fund, teksa këtë herë zikaltrit janë ndalur në barazim 1-1 nga Crotone në shtëpi.
90 minuta lojë për t’u harruar, skuadra e Luciano Spallettit u zgjua vetëm pasi pësoi golin e barazimit, çka shtyri publikun të vërshëllejnë lojtarët dhe teknikun zikaltër në ‘San Siros’.
Sipas faqes për histori dhe statistika, “Opta”, Interi ka barazuar ecurinë me negative në histori të Serie A (tetë ndeshje pa fitore), të regjistruara në pesë raste – për herë të fundit në Maj 2017.



