Interi publikon këngën e krishtlindjeve (Video)
Inter ka publikuar një video duke kënduar një këngë Krishtlindjes me temë Zikaltër dhe fton tifozët ta këndojnë këngën në San Siro më 16 dhjetor ndaj Udineses. Inter ka postuar një video të lojtarëve duke kënduar këngën e re me titullin “Inter Bells”, transmeton Periskopi.
Video fillon me zv.presidentin Javier Zanetti duke kënduar, me refrenin që është “Inter bells, Inter bells, Zikaltër ole/ për krishtlindje zemra jonë rreh për ty/Inter bells, Inter bells, i çmendur si ty/ në refren ne këndojmë Zikaltër ole”.
Më pas futet Yuto Nagatomo, me një zë fantastik, mbase ka zgjedhur profesionin e gabuar, përpara se të futet Eder dhe pas tij të gjithë të tjerët. Në fund del edhe trajneri Spalletti duke bërë dirigjentin.
Video përfundon duke i kërkuar tifozëve të këndojnë refrenin në stadium më 6 dhjetor, ndeshja e fundit përpara Krishtlindjeve.



