Interi, shitësi më i keq në historinë e futbollit (FOTO LAJM)
Gazeta përmend disa nga lojtarët që janë shitur nga Interi për arsye të ndryshme, të cilët kanë shkëlqyer më pas tek skuadrat ku kanë shkuar.
Për më tepër, ndiqni galerinë e mësipërme. /Albeu.com/
Matias Zamer
Gjermani u vesh zikaltër në 1992 për 9 miliardë lireta (4.5 milionë euro), por aventura e tij nuk zgjati shumë për shkak të opinioneve të ndryshme që ndante me trajnerin e asaj kohe, Osvaldo Banjoli.

Denis Bergkamp
Holandezi kishte frikë nga udhëtimet me avion, por kjo nuk e pengoi të “shtegtonte” drejt ishullit. “Tulipani” qëndroi tek Interi për pak sezone (1993-1995), edhe pse i kushtoi Moratit plot 18 miliardë lireta (9 mln euro). Në 1994 fitoi edhe Kupën UEFA dhe, më pas, u largua për t’iu bashkuar Arsenalit, ku shkroi edhe disa nga faqet më të lavdishme të historisë së klubit londinez.

Roberto Carlos
Me vrapimin, fuqinë dhe teknikën e tij, braziliani u prezantua në Milano në mënyrën më të mirë të mundshme, sidomos pasi që prej largimit të Andi Brehmes Interi po haste vështirësi në gjetjen e një elementi në lartësinë e duhur.
Për fatin e tij të keq, drejtuesit interistë nuk patën shumë besim, ndaj nuk e penguan largimin e tij drejt Madridit, ku do të kthehej në idhullin e tifozëve “mereng”. Me kërkesë të Fabio Kapelos, Roberto Karlos u transferua në Madrid, ku me Realin u shpall katër herë kampion Spanje, fiton tre Superkupa Spanje, tre Liga Kampionesh, një Superkupë Europe dhe dy Kupa Interkontinentale.

Andrea Pirlo
Në 1998 i bashkohet Interit ku zbret në fushë 18 herë dhe debuton në Ligën e Kampioneve. Një vit më pas, zikaltrit e huazojnë te Rexhina, ku koleksionon si protagonist absolut 27 ndeshje dhe 6 gola në Serinë A. Pasi rivishet zikaltër, pas një sezoni plot dritëhije, Pirlo huazohet sërish te Breshia.
Në merkaton verore të 2001-shit, kalon te Milani si një nga emrat e kërkuar me ngulm nga Karlo Ançeloti, i cili ka intuitën për t’i gjetur një pozicion të ri në mesfushë dhe për ta shndërruar në lojtarin që njohim sot. Në pak kohë, Pirlo u bë kolonë e Milanit, me të cilin mes shumë titujsh, fiton edhe dy Kupa Kampionesh pa harruar dhe titullin kampion bote me Italinë në korrik të 2006-ës.




