Interi i thotë mirëmëngjesi fansave duke i premtuar një befasi (Foto)
Inter është duke menduar të përforcohet me disa lojtarë të klasit botëror deri në fund të afatit kalimtar të verës.
Gjiganti italian deri tashmë ka zyrtarizuar Milan Skriniar dhe është afër kompletimit të transferimit të mesfushorit, Borja Valero.
Por, Nerazzurrët i kanë kërkuar tifozëve të qëndrojnë sy hapur në rrjetet sociale, pasi do ketë një befasi.
“Mirëmëngjesi, fansa të Interit! Mbani sytë në Instagram dhe Snapchat sot. Interi po vjen”, ka shkuar skuadra zikaltër.
Angel Di Maria, James Rodriguez? Kjo mbetet të shihet në vazhdim.
https://www.facebook.com/Inter/posts/1576234369093363



