Interi tmerrohet para ndeshjes me Tottenham
Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka konfirmuar se mbrojtësi Jan Vertonghen do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Inter.
‘Gjelat’ duhet ta mposhtin patjetër Interin në Wembley nesër që të vazhdojnë të kenë shpresa për kalimin e grupit B, transmeton Periskopi.
Mbrojtësi belg nuk ka luajtur asnjë minutë që nga ndeshja me Huddersfield dy muaj më parë, por ishte në bankën e rezervistëve në fitoren e madhe ndaj Chelseat.

”Ai ishte në stol ndaj Chelseat sepse Jan është i gatshëm plotësisht. Unë vendosa personalisht të luajë me Foyth dhe Tobyn”, tha Pochettino.
”Sigurisht që ai është i gatshëm plotësisht. Ai ka punuar shumë këto tre, katër javët e fundit. Vertonghen është i rëndësishëm si gjithë pjesa tjetër e skuadrës”, deklaroi ai./Periskopi/



