Interi triumfon pa probleme kundër Sassuolos
Interi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Sassuolos në udhëtim, anipse pritej një ndeshje e vështirë pas formës që po kalon skuadra e De Zerbi këtë sezon.
Zikaltërit triumfuan 0:3 në ‘Mapei’ pa ndonjë problem të madh.
Skuadra e Antonio Conte realizoi dy gola të hershëm, fillimisht me Alexis Sanchez (4’) dhe më pas përmes një autogoli të Chiriches (14’).
Rezultati përfundimtar u vulos nga Gagliardini (60’).
Inter ngjitet në vendin e dytë me 18 pikë, aq sa ka edhe Sassuolo në vendin e tretë.



