Intervista e aktorit të ndjerë Blerim Peci ku tallej me Arian Çanin (Foto)

Intervista e aktorit të ndjerë Blerim Peci ku tallej me Arian Çanin (Foto)

Aktori i njohur kosovar, Blerim Peci ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Aktori 44 vjeçar vdiq sot pas një sëmundje që kishte në mëlçi – shkruan Periskopi.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur një ndër kolegët e tij më të ngushtë, Fehmi Ferati, me të cilin për vite me radhë kishin udhëhequr emisionin “Show Meselation”.

Pas këtij emisioni, Peci ishte angazhuar në emisionin “Vikendi”, i cili transmetohej një herë në javë në televizionin publik të Kosovës.

Pas vetës, ai la me qindra skeqe humoristike, me qindra batuta drejtuar padrejtësive e pushteteve e aq më tepër jetës sociale në të cilën po jetojmë.

Në emisionin “Vikendi” ai kishte realizuar edhe një intervistë me moderatorin e emisionit “Zona e Lirë”, Arian Çani, me të cilin ishte tallur.

Pjesë e humorit të tij kishte qenë edhe mënyra e realizimit të kësaj interviste, në të cilën Çani lejohet të thotë vetëm “Faleminderit shumë” dhe asgjë tjetër.

Periskopi ua sjell Intervistën e aktorit tanimë të ndjerë Blerim Peci me gazetarin Arian Çani:

Blerim Peci: Përshëndetje, përshëndetje “Vikendi”. Ja erdhëm nga Kosova, nga Prishtina, nga Mitrovica kemi ardh këtu në Tiranë. Sonte kemi një mysafir shumë interesant, shumë special. Atëherë pra po shkoj me tekstin që ma ka shkruar regjisori.  Zonja dhe Zotërinj, të nderuar dhe shumë të respektuar të Radio Televizionit më të shikuar kosovar, Radio Televizionit të Kosovës, pra RTK-së. Për ju morëm rrugën e gjatë gjendemi në Tiranë dhe para nesh për ju është gazetari, shou meni, redaktori, autori i emisionit “Zona e Lirë” në Tv Klan. Për të gjithë ju do ta hapim sekretin e suksesit të “Zonës së Lirë”. Recetën, punën dhe gjitha të tjerat rreth “Zonës së Lirë”. Për ju dhe vetëm për ju, para nesh e para jush, i madhi, i papërsëritshmi, më i lirë si të gjithë të tjerët. Gazetari që preku majat e suksesit të gazetarisë, redaktori që është lidhur para ekraneve tuaja, pra shou meni para jush. Zonja dhe Zotërinj, para jush dhe për ju edhe për ne, zotëri Arian Çani. Zotëri Arian Çani, faleminderit shumë që gjetët kohë për neve.

Çani: Ju falënderoj edhe juve shumë që më jepet…(ndërpritet nga aktori)

Peci: Faleminderit shumë. Kjo ishte pra intervista që e bëmë me Arian Çanin. Faleminderit shumë. Shkum se s’kemi shumë kohë. Faleminderit.

Çani: Faleminderit.

Peci: Hajt se s’ka lidhje. Kur dush.

Këtë intervistë, e gjeni edhe në videon e mëposhtme:

Shpërndaje në: